Agim Fermaca (Meti)
Agim Fermaca (Meti) është mësues i lëndëve e praktikave profesionale në drejtimin Ekonomi-biznes. Diplomuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim-biznes me titullin “Drejtues Biznesi”, ai ka 20 vjet eksperiencë pune të shoqëruar me trajnime brenda dhe jashtë vendit nga të cilat 15 vjet në fushën e mësimdhënies në Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati”.