Drejtimi ‘Ekonomi-Biznes‘ i ndihmon nxënësit për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare apo teknike të mesme në një gamë të gjerë pozicionesh që lidhen me ekonominë e biznesin, sektorë të ndryshëm të industrisë apo shërbimeve. Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri, trajnohen sipas profilit dhe aftësohen rreth:
- Vlerësimit të aseteve të ndërmarrjes
- Përgatitjes së pasqyrave financiare
- Analizës së fitimit dhe humbjes dhe qarkulimit të parasë
- Kontabilitetit të kostos
- Proceseve të prodhimit, prokurimit, marketingut, burimeve njerëzore
- Procesit të themelimit të një ndërmarrjeje dhe regjistrimit të saj
- Marrdhënieve me autoritetet tatimore
- Arkës, depozitave, procesit të kredisë, kontabilitetit bankar, marketingut bankar, titujve, këmbimit valutor
- Blerjeve, shitjeve, konsumatorit dhe sjelljes së tij, marrdhënies me autoritetet, legjislacionit dhe sipërmarrjes.
- Formave të turizmit, shërbimit dhe marketimit të destinacioneve dhe të motiveve të udhëtimeve turistike