Ermira Mani
Ermira Mani është mësuese në Shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër, drejtimi Ekonomi – Biznes dhe Hoteleri – Turizëm, që prej vitit 2002. Diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe aktualisht Msc “Turizëm i Qëndrueshëm” po në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ajo mban edhe kualifikimin si trajnere në fushën e edukimit dhe sipërmarrjes për mësues dhe instruktorë në AFP si dhe titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” si dhe certifikime dhe trajnime të shumta në AFP. Një ndër parimet kryesore në të cilat Ermira mbështetet është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe kontributi i të gjithë aktorëve në AFP si një ndër urët lidhëse për punësimin dhe vetpunësimin e të rinjve.