Go2
Vau Dejësi ka pasuri të madhe ujore dhe kapacitetet njerëzore do ta bëjnë këtë zonë një destinacion të kërkuar turistik jo vetëm nga vizitorët e huaj, por edhe shqiptarët nga i gjithë vendi. Ne vlerësojmë se asetet natyrore për zhvillimin e agrobiznesit në këtë rajon janë një potencial i rëndësishëm për ngritjen e sipërmarrjeve të suksesshme në turizëm. Prandaj Bashkia Vau Dejës i është bashkuar me vullnet dhe dëshirë partneritetit të projektit të Qendrës së re të Inovacionit, bashkë me Organizatën GO2 dhe Shkollën e Mesme Profesionale në Shkodër.
Me këto fjalë, kryetari i Bashkisë Vau Dejës, z. Mark Babanii hapi konferencën e përbashkët për shtyp me Drejtoren Ekzekutive të Organizatës GO2, znj. Eltjana Shkreli dhe Drejtoren e Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati”, znj. Jasmina Lumanaj.
Konferenca u mbajt në qendrën e #GO2Innovation në Njësinë Administrative Bushat.
Duke marrë fjalën në takim në emër të #GO2Innovation, znj. Shkreli theksoi se takimi i sotëm është konfirmim i një bashkëpunimi konstant dhe të konsoliduar prej vitesh mes të tre institucioneve: Organizatës GO2, Bashkisë Vau Dejës dhe Shkollës “Hamdi Bushati”. Ne besojmë se turizmi dhe agrobiznesi, si sektorë komplementarë, mund të bëhen motori i zhvillimit ekonomik jo vetëm të zonës së Vau Dejësit, por i të gjithë Qarkut të Shkodrës. Për këtë arsye, Qendra e Inovacionit #GO2Innovation, si e para në një zonë rurale, do të synojë të maksimalizojë përfitimet e komunitetit nga gërshetimi i një prej virtyteve më të famshme shqiptare – mikpritjes – me traditat në agrobiznes dhe artizanat. Këtij qëllimi i shërben edhe thirrja për aplikime, e hapur së fundmi nga #GO2Innovation, për sipërmarrjet në turizëm dhe agrobiznes nga krejt Qarku i Shkodrës, në mënyrë që bizneset të mbështeten nga shërbimet që ofron kjo Qendër Inovacioni e mbështetur nga projekti EU4Innovation i Bashkimit Europian dhe i zbatuar nga Sida dhe GIZ Albania.
Ndërsa nga ana e saj, znj, Lumanaj theksoi se Shkolla “Hamdi Bushati” iu bashkua projektit #GO2Innovation sepse kjo përkon me politikën e ndjekur nga ky institucion, për një shkollë të hapur ndaj biznesit dhe sidomos ndaj komunitetit…