Jasmina Lumanaj
Jasmina Lumanaj është drejtore e Shkollës Profesionale Hamdi Bushati, Shkodër që prej vitit 2015.
Ajo është diplomuar në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, fakulteti Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet. Ka përfunduar studimet Master Shkencor në degen Administrim-Biznes dhe po përfundon studimet doktorale në të njejtin drejtim. Jasmina zotëron dy gjuhë të huaja, anglisht dhe italisht.
Ajo ka punuar 2 vite në Banken Italo-Shqiptare në Shërbim Klientele dhe për 7 vite ka qene Supervizore e Sherbimit te Klientit në Union Bank, ndërkohë që për 12 vjet është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Universitetit Luigj Gurakuqi, Shkodër, fakulteti Ekonomik.
Gjatë kësaj periudhe ka marre pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombetare si dhe ka publikuar artikuj në revista të ndryshme shkencore të fokusuara në Cilësinë Shërbimit, Kënaqësinë dhe Besnikërine e Klientit, Marrëdhëniet Marketing etj.