Java e Praktikave Profesionale 2020
Java e Praktikave Profesionale 2020
- November 18, 2020
- Posted by: admin
- Category: Aktivitete Lajme

“Java e Praktikave Profesionale” organizohet ne kuader te “Javes Evropiane te Aftesive Profesionale”. Kjo jave perfaqeson nje seri aktivitetesh qe zhvillohen nga data 9-13 Nentor ne ambjentet e shkolles, prane bizneseve partnere dhe institucioneve te lidhura me drejtimet qe ne ofrojme. Qellimi i ketyre aktiviteteve eshte promovimi i rendesise se Praktikave Profesionale për formimin e profesionisteve te kualifikuar te se ardhmes.
9.11.2020
Hapja e Javës së Praktikave Profesionale
-Video prezantuese të nxënësve që ndjekin me sukses praktikat profesionale.
-Prezantimi i nismës së shkollës “Hamdi Bushati” dhe “Qendrës së Këshillimeve Psikologjike”: “Solidarizimi për terapi të fëmijeve me çrregullim të spektrit autik nëpërmjet punimeve artizanale të realizuara gjate praktikave profesionale me nxënës të drejtimit “Tekstil-Konfeksione”.
Lidhja e marreveshjes me Qendren e Keshillimit dhe Sherbimeve Psikologjik.
Aktiviteti zhvillohet në ambjentet e shkolles.
10.11.2020
“Orë e hapur” me përfaqësues të agjencive imobilare të rajonit
-Lidhja e marrëveshjeve në funksion të praktikave profesionale të klasës XII, drejtimi “Ekonomi-Biznes”
Aktiviteti zhvillohet tek Firma Ushtrimore “Agjenci Imobilare”.
11.11.2020
Show Gastronomie nga shef Denis Kaloshi për nxënës të profilit “Kuzhinë”
Aktiviteti zhvillohet pranë biznesit partner të shkollës, “Bar-Restorant Chikago”.
12.11.2020
Vizitë studimore e nxënësve të drejtimit “Tekstil-Konfeksione” në Kompanine “MADISH shpk”.
13.11.2020
Prezantimi i bashkëpunimit dhe lidhja e partneritetit 3-palësh: shkolla “Hamdi Bushati”, agjencia turistike “Drini Times” dhe OJF “Natyralistët” në funksion të zhvillimit të praktikave profesionale për klasen e XII, profili “Guidë Turistike”.
Aktiviteti zhvillohet në ambjentet e shkolles.