NJËSIA E ZHVILLIMIT TË OFRUESVE TË AFP-SË
Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së
Njësia e zhvillimit, e cila ngrihet e funksionon pranë çdo institucioni ofrues i AFP është një strukturë e brendshme e cila angazhohet me hartimin, zbatimin e mbikëqyrjen e veprimtarive dhe projekteve zhvillimore të institucionit, në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë, me qëllimin përfundimtar permbushjen e misionit te institucionit ofrues në bazë të parimeve bazë të AFP dhe planit zhvillimor .
Në përmbushje të qëllimit të saj, Njësia e Zhvillimit ka objektivat dhe synimet e mëposhtme: