Nxënësit zhvillojnë praktikat profesionale në shkollë dhe në biznes.
Shkolla jonë ka dhe 5 kabinete në funksion të praktikave profesionale të secilit drejtim, të cilat kanë paisje bashkëkohore që u vijnë në ndihmë nxënësve për të praktikuar drejtimin të cilin ata ndjekin. Kabinetet që ndodhen në shkollën tonë janë: kabineti i kuzhinës, i restorantit, i recepsionit, kabineti i rrobaqepësisë dhe kabineti ekonomik.
Praktikat në biznes sipas drejtimeve zhvillohen në restorante, bare dhe hotele për nxënësit e drejtimit Hoteleri-turizëm, në zyra private për nxënësit e drejtimit Ekonomi-biznes dhe Tekstil-konfeksione. Lista e Bizneseve Partnere