Rezarta Lezha
Rezarta Lezha është mësuese dhe instruktore në Shkollën “Hamdi Bushati” në drejtimin Tekstil-Konfeksion. Diplomuar në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës me titullin “Mësuese e Shkollës së Mesme për Gjuhë-Letërsi” si dhe në shkollën e mesme profesionale dega Konfeksion. Ajo ka eksperienca pune si modeliste dhe rrobaqëpëse dhe si drejtuese prodhimi në ndërmarrjet fasone, trajnere pranë kurseve profesionale në qendrën “Daut Borici” dhe nga viti 2005 si mësuese e lëndëve dhe praktikave profesionale në drejtimin Tekstil-konfeksion. Me përkushtimin dhe pasionin për profesionin ajo synon të krijojë profesionistë të suksesshëm.