Shkolla “Hamdi Bushati”

Historiku i Shkollës

Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” është një shkollë moderne e rikonstruktuar totalisht ne vitin 2017. Shkolla ka klasa të mësimit të kombinuar ku mund të përdoren lehtësisht metodat inovative të mësimdhënies. Gjithashtu në funksion të mirëedukimit të nxënësve shkolla ka një kabinet IT dhë një infotekë.

Stafi pedagogjik i shkollës “Hamdi Bushati” përbëhet nga 1 drejtor, 1 zv.drejtor, 17 mëues të lëndëve të përgjithshme, 13 mësues të lëndëve profesionale dhe 1 instruktor.
Drejtimet që ofrohen në shkollën tonë janë: Hoteleri-turizëm, Ekonomi-biznes dhe Tekstil-konfeksione. Shkolla ka 5 kabinete në funksion të praktikave profesionalete të secilit drejtim, të cilët kanë paisje bashkëkohore: kabineti i kuzhinës, i restorantit, i recepsionit, kabineti i rrobaqepësisë dhe kabineti ekonomik.