Stafi

Albana Hysko

Albana Balliu lindur në Polican në 1971 ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme
Muahmet Kondi  Polican (1985 -1989). Në vitin 1989 – 1990 ka mbaruar shkollën e ushqimit
social në Tiranë. Në vitin 1995-2002 ka punuar si administratore në një biznes privat. Nga
viti 2002-2013 si kuzhiniere në konviktin e shkollës Kristo Isak. Që nga viti 2016 dhe në
vazhdim instruktore e kushinës në shkollën Kristo Isak.

Aurel Maksuti

Aurel Maksuti është mësues i gjuhës italiane në Shkollën Profesionale Kristo Isak  Berat.
Diplomuar në Universitetin e Tiranës me titullin “Mësues i gjuhës italiane”, ai ka një përvojë
disavjeçare në mësimdhënie. Përkushtimi dhe serioziteti e karakterizojnë në punën e tij.

Davida Sulejmani

Davida Sulejmani është mësuese e specialitetit të ekonomikut në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin e Vlorës, profili marketing me titullin “Menaxher Biznesi”, ajo ka eksperiencë disavjeçare në mësimdhënie. Udhëtimet dhe gatimet janë pasioni i saj. Davida beson se të mësosh do të thotë të jetosh dhe t’i japësh jetës tërë kuptimin dhe efikasitetin e saj.

Dhurata Gojka

Dhurata Gojka është mësuese e lëndëve gjuhë shqipe e letersi dhe përgjegjëse e bibliotekës në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, me një eksperiencë pune prej 30 vitesh në mesimdhënie, ajo është vlerësuar me titullin “Mësuese për zhvillimin e të menduarit kritik” nga CDE dhe ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh për barazinë gjinore, për trajtimin e fëmijëve me aftësi ndryshe si dhe për çeshtje të mjedisit. Nga eksperienca 10-vjeçare në drejtim, ajo kupton se shkolla duhet të falë gëzim dhe shpresë, prandaj, Dhurata mundohet gjithmonë të organizojë nxënësit në veprimtari artistike.

Elda Polovina

Elda Polovina është N/Drejtore në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Ajo mban një diplomë të Universitetit të Tiranes, Fakulteti i Ekonomisë, me titull Financier-Kontabilist.
Me mbi 12 vjet eksperiencë në mesimdhënie, ajo i përkushtohet edukimit dhe përgatitjes së brezave të rinj në mësimdhënie. Filozofia e punës së saj është “Çdo njëri është gjeni”, ndaj Elda punon fort që të nxjerrë shpirtin e çdo nxënësi në sipërfaqe që t’i bashkohet shpirtit të shkollës për t’u bërë e përdorshme dhe e vlefshme jo vetëm për personin, por për gjithë komunitetin.

Ersa Hoxha

Ersa Hoxha është mësuese e gjuhës angleze në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin e Vlorës me titullin “Mësuese dhe Përkthyese”, ajo ka një eksperiencë tashmë disa vjeçare në mësimdhënie, të shoqëruar dhe nga çertifikime të shumta. Leximi dhe udhëtimet janë pasioni i saj. Ersa beson se ato japin energji positive për jetën, të cilën me këmbëngulje mundohet t’a përçojë edhe në klasë.

Ferik Koçi

Ferik Koçi është drejtor i shkollës “Kristo Isak” Berat që prej vitit 2015. Ai është diplomuar me titullin “Master për Financë-Kontabilitet” në Tiranë dhe ka një sërë eksperiencash në sektorin privat, krahas punës nëmësimdhënie. Feriku mendon se çdo person gëzon aftësi të veçanta dhe bazuar në një thënie të Konfuçit: “Nëse zgjedh profesionin që do, kurrë nuk do të duhet të punosh në jetë”, ai ka vendosur që experiencën e tij dinamike, pasionin për teknologjinë dhe të ardhmen e tij t’i kontribojë për edukimin e brezave, pasi mbi të gjitha, Feriku mendon se shkolla dhe profesioni duhet të falin gëzim dhe shpresë.

Florenca Demollari

Florenca Demollari është mësuese e lëndëve matematikë dhe informatikë në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, dega “Matematikë-Fizikë” dhe në përfundim të Masterit në Pedagogji, dega Didaktikë, ajo ka një eksperiencë 16 vjeçare në mësimdhënie, prej të cilave 12 vjet pranë shkollës “Kristo Isak”. Motoja e saj është “Arsimi është metodë themelore e përparimit dhe e reformimit social”.

Gentjana Hazinedari

Gentjana Hazinedari është mësuese në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Është diplomuar në Universitetin e Gjirokastrës me titullin “Mësuese e Histori – Gjeografisë” dhe mban Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare te Albanian University. Ka një eksperiencë shumëvjeçare në mësimdhënie si mësuese dhe lektore të shoqëruar me çertifikime të shumta. Gentjana beson te fuqia e shkollës si mjedis dijeje, shprese dhe mundësish për të gjithë nxënësit.

Lisandër Kolldani

Lisandër Kolldani është mësues i teknologjisë ushqimore në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit si Inxhinier Ushqimor ai ka tashmë edhe një eksperiencë disavjeçare në mësimdhenie dhe pjesëmarrje në shumë seminare. Nëpërmjet punës së tij, Lisandri me përkushtim dhe pasion synon të krijojë profesionistë të suksesshëm dhe qytetarë të mirë me të ardhme të sigurtë për veten dhe për vendin.

Nertila Dundo

Nertila Dundo është mësuese specialiste në Shkollën Profesionale “Kristo Isak”, Berat. Ajo mban një diplomë të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Administrim-Biznes dhe Master Shkencor në fushën e Edukimit. Duke menaxhuar edhe biznesin e saj familjar, Nertila konkludon se integrimi i teorisë me praktikën krijon profesionistë të suksesshëm dhe qytetarë të mirë në të ardhmen.

Pëllumb Zhuka

Pëllumb Zhuka është instruktor në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në degën e Ushqimit Social si Guzhinier, ai ka një përvojë të gjatë si kuzhinier në konviktin e kësaj shkolle dhe tashmë edhe instruktor. Me dashurinë, urtësinë dhe vitet e gjata duke punuar gjithmonë pranë nxënësve, Pëllumbi kujdeset t’u përcjellë  atyre  pasionin e tij për gatimin duke i bëre ata guzhinierët e mirëfilltë të së ardhmes.

Dirjana Haznedari

Dirjana Haznedari është mësuese e gjuhës angleze në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në degën Anglisht në Universitetin “Ismail Qemali ” Vlorë, ajo ka një eksperiencë rreth 10 vjeçare në mësimdhënie. Dirjana, përveç mësimit të gjuhës së huaj, mundohet të zhvillojë te nxënësit dhe aftësinë e të menduarit kritik në shkollë e jetë.

Ramadan Olldashi

Ramadan Olldashi 55 vjeç lindur në Mbreshtan Berat dhe banues në Berat. Eshte diplomuar me rezultate të larta së pari në fushën e bujqësisë si Agronom i lartë në Universitetin Bujqësor Tiranë. Më vonë është diplomuar me rezultate të larta në fushën e mësuesisë, Drejtimi Biologji-Kimi në Universitetin “Eqrem Caberj” Gjirokastër. Prej vitit 1993 e në vazhdim ka dhënë kontributin e tij pranë shkollës Kristo Isak në pozicione te ndryshme ku nga 2005 e në vazhdim mban pozicionin e përgjegjësit të bazës.

Silvana Durra

Silvana Durra është mësuese e lëndës Histori-Gjeografi në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Gjirokastrës, ka një eksperienë 17 vjeçare në mësimdhënie dhe Master në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Pasioni i Silvanës për mësimdhënien përcillet dhe tek nxënësit e saj, duke i bërë ata të shpresojnë për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për tu bërë suksesshëm në jetë.

Zyra Nukaj

Zyra Nukaj është mësuese biologji- kimie në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat, që prej vitit 2000. Diplomuar në Universitetin Bujqesor Tiranë, dega Agronomi dhe në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, dega Biologji-Kimi, ajo ka eksperiencë rreth 30 vjeçare në mësimdhënie. Si koordinatore e Qeverisë së nxënësve, Zyra beson te potenciali i të gjithë nxënësve për t’u bërë të suksesshëm në jetë.

Resmi Tallas

Resmi Tallas është mësues biologji- kimie në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Biologji- Kimi dhe me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në mësimdhënie, Resmiu I përkushtohet transmetimit të dijeve të fushës së tij studimore te brezi i ri.

Suela Mile

Suela Mile është mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin ‘’Ismail Qemali” Vlorë me titullin “Mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë” dhe Master Shkencor në Gjuhësi te Qendra Ndëruniversitare e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ajo ka një eksperience 5- vjeçare në mësimdhënie. Leximi, udhëtimet dhe ushtrimi i aktiviteteve të ndryshme sportive janë pasioni i saj. Misioni i Suelës si mësuese qëndron te zhvillimi i plotë i potencialit intelektual, fizik, shoqëror, individual i nxënësve, si dhe nxitja e vlerave, qëndrimeve dhe koncepteve pozitive për jetën përmes gjithëpërfshirjes në proçesin mësimor, si dhe në veprimtaritë e ndryshme artistike, sportive, kulturore dhe shkencore që ofron institucuioni arsimor.

Sybi Balliu

Sybi Balliu është mësues në Shkollën Profesionale “Kristo Isak” Berat. Diplomuar në Universitetin Bujqësor në Tiranë, dega Financë, ai gjithashtu ka mbaruar dhe Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Histori. Me vitet e gjata në punë dhe me specjalizimet e shumta në fushën e ekonomisë, Sybiu u mëson nxënsve përvojën dhe eksperiencën e tij të vyer me qëllim që t’i përgatisë ata të dalin të aftë në jetë dhe të motivuar për të vazhduar ëndrrat e tyre.