Drejtimi “Tekstil – Konfeksione” i ndihmon nxënësit për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në sektorin e prodhimit dhe modelimit të veshjeve e tekstileve të tjera. Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri dhe trajnohen mbi bazat e rrobaqepësisë, vetitë e tekstileve, proçeset e prodhimit, qepjen me dorë dhe me makina mekanike dhe elektrike, skicimin, prerjen dhe qepjen e rrobave, qëndisjen dhe dekorimet e rrobave me aksesorë. Po ashtu nxënësit mësojnë modelet dhe mënyrat tradicionale të punimit në tezgjah. Nxënësit krijojnë modele dhe prezantojnë koleksionet e tyre.
TEKSTIL – KONFEKSIONE
Në shkollën "Hamdi Bushati", nxënësit mund të ndjekin një prej profileve:

Profili: Rrobaqepësi
Rreth drejtimit
E ardhmja e profesionit
Struktura e kursit: 2 +1 + 1 vite
Përfundimi me sukses i nivelit të parë (klasa 11-të)e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (Ndihmës/e), që i jep mundësinë të punojë si ndihmës në ndërmarrje të ndryshme të prodhimit të veshjeve për burra, gra dhe fëmijë; të qepjes së tekstileve për përdorim shtëpiak si dhe në ndërmarrje të prodhimit dhe konfeksionimit të trikotazheve edhe si ndihmës në dyqane të ndryshme artizanale dhe atelie mode. Me përfundimin e nivelit dytë (klasa 12-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit të kualifikuar që i jep mundësinë nxënësit të punojë si modelist në reparte industriale dhe artizanale. Përfundimi i nivelit të (klasa 13-të), e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me certifikatën e Teknikut të Tekstil-konfeksioneve, që i jep nxënësit mundёsinë për punësim nё të gjitha bisneset e vogla artizanale të rrobaqepsive, apo tekstilit. Nxënësi mund të punësohet në të gjithë sektorët e industrisë së veshjeve apo të tekstilit. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në një biznes individual në fushën e rrobaqepësisë dhe tekstilit.